KQZ tërheq mbi 13 mijë pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës, fillon vlerësimi i tyre
Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar tërheqjen e më shumë se 13 mijë pakove të supozuara me fletëvotime nga 22 shtete të ndryshme të botës, që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në balotazh për kryetarë në 8 komuna. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se para…
Lajme
Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar tërheqjen e më shumë se 13 mijë pakove të supozuara me fletëvotime nga 22 shtete të ndryshme të botës, që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në balotazh për kryetarë në 8 komuna.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se para se të numërohen, ato do të verifikohen për t’u siguruar se të njëjtat janë dërguar nga votuesit e regjistruar.
“Para numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, të enjten në mesditë ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit i tyre, që ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga shtetasit e Kosovës që janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. Pra, procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen 13,000 pako dhe në fund do të kemi më shumë detaje. KQZ i referohet këtyre pakove si “pako të supozuara me fletëvotime” sepse në këtë fazë nuk mund ta dijmë me saktësi nëse brenda tyre ka fletëvotime dhe nëse të njëjtat janë dorëzuar nga votuesit e regjistruar”, njoftoi Elezi.
Sipas KQZ-së, gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave ishte: 29,725 votues.