KQZ: Sot pritet të përmbyllet numërimi i votave nga votimi me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Sipas njoftimit të KQZ-së, deri të martën, më 6 janar 2026, në orën 16:00, në…

Lajme

06/01/2026 19:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri të martën, më 6 janar 2026, në orën 16:00, në QNR janë numëruar fletëvotimet nga 49 prej 57 vendvotimeve ku është zhvilluar votimi me kusht, transmeton lajmi.net.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht, si dhe atyre nga votimi i personave me nevoja të veçanta, pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 57 vendvotime me kusht të shpërndara në 38 komuna të vendit, në sistem janë evidentuar mbi 9 mijë e 900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërsa numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit për personat me nevoja të veçanta ka qenë 2 mijë e 860.

Ndërkohë, KQZ njofton se në platformën e saj për publikimin e rezultateve kanë filluar të shfaqen edhe mandatet e fituara nga subjektet politike, në përputhje me dinamikën e numërimit të fletëvotimeve.

Njoftimi i plotë: 

Dita e nëntë (16:00) – Në QNR vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, numërohen 49 nga 57 vendvotimet
Prishtinë, 6 janar 2026 (E martë, ora 16:00) – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.
Deri më tani (e martë, 6 janar 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 49 nga 57 vendvotimet, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht.
Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme.
Sipas të dhënave, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
Në ndërkohë, në platformën e KQZ-së për rezultate ka filluar të shfaqen edhe mandatet e fituara nga subjektet politike, sipas dinamikës së numërimit të fletëvotimeve./lajmi.net/