KQZ siguron transportin për stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve

Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka siguruar edhe shërbimet të transportit për stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në platformën zyrtare “e-Prokurimi”, tenderi ka të bëjë me angazhimin e një Operatori Ekonomik për ofrimin e këtij shërbimi. Për më…

Lajme

22/12/2025 17:47

Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka siguruar edhe shërbimet të transportit për stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në platformën zyrtare “e-Prokurimi”, tenderi ka të bëjë me angazhimin e një Operatori Ekonomik për ofrimin e këtij shërbimi.

Për më tepër, qëllimi i kontratës është ofrimi i transportit për stafin gjatë trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të lidhura me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Transporti do të bëhet sipas orarit të përcaktuar nga KQZ-ja, dhe përshtatet në bazë të nevojave të stafit të QNR-së.

Operatori Ekonomik që ju është dhënë kontrata është “Toni Turist” Sh.P.K.

Vlera e Kontratës është 5,980.24 euro.

Procedura e negociuar e prokurimit, pa publikim të njoftimit për kontratë, është lloji i procedurës së përdorur në këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës- çmimi më i ulët.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, do të mbahen të dielën e datës 28 dhjetor 2025.