KQZ shpall rezultatet preliminare: LVV ka 49,79%, PDK 21,18%, LDK 3,77%, AAK 5,74%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimare. Kreu i këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi përmes një komunikate për media ka treguar me rend për secilën parti sa kanë marrë. LVV ka fituar 49,79% PDK ka fituar 21,18% LDK ka fituar 13,77% AAK ka fituar 5,74% Srbska Lista ka 3,86% Nisma Socialdemokrate 1,72% “Në platformë ende…

Lajme

28/12/2025 22:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimare.

Kreu i këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi përmes një komunikate për media ka treguar me rend për secilën parti sa kanë marrë.

LVV ka fituar 49,79%

PDK ka fituar 21,18%

LDK ka fituar 13,77%

AAK ka fituar 5,74%

Srbska Lista ka 3,86%

Nisma Socialdemokrate 1,72%

“Në platformë ende nuk janë azhurnuar të gjitha vendvotimet. Në vijim do të publikohen të gjitha këto. Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi që të numërohen edhe votat me kusht, të diasporës dhe ato të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Radoniqi.

Ai ka falënderuar sekretariatin për punën, e sidomos për platformën që ka punuar mirë dhe në kohë reale. /Lajmi.net/