KQZ: Po vazhdon numërimi i votave me postë, deri në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Sipas KQZ deri sot në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit nga komuna të ndryshme, transmeton lajmi.net. Në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti…

Lajme

03/03/2025 16:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Sipas KQZ deri sot në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit nga komuna të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

Rezultatet e numërimit të votave mund t’i shihni në platformën e KQZ: https://rezultatet2025.net