KQZ përfundon rinumërimin në 22 komuna, mbi gjysma e vendvotimeve tashmë të verifikuara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 1,500 vendvotime nga gjithsej 2,557 sa janë përfshirë në këtë proces. Sipas KQZ-së, me përfundimin e rinumërimit të këtyre vendvotimeve, është mbyllur procesi i verifikimit në…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 1,500 vendvotime nga gjithsej 2,557 sa janë përfshirë në këtë proces.
Sipas KQZ-së, me përfundimin e rinumërimit të këtyre vendvotimeve, është mbyllur procesi i verifikimit në 22 komuna të vendit, transmeton lajmi.net.
“Numërimi i fletëvotimeve është duke u zhvilluar sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim. Nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri më 24 janar 2026, në orën 16:00, janë rinumëruar mbi 58 për qind e vendvotimeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Procesi i rinumërimit ka nisur pas evidentimit të parregullsive gjatë fazës fillestare të numërimit, ndërsa KQZ ka theksuar se puna do të vazhdojë deri në përmbylljen e plotë të të gjitha vendvotimeve të përfshira në vendim.
Njoftimi i plotë:
Në QNR rinumërohen 1,500 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 22 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ , në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi./lajmi.net/