KQZ nuk certifikoi dy subjekte, Cakolli: Praktikë aq sa kundërligjore, e pakuptimtë dhe e çuditshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar sot dy subjekte për zgjedhjet lokale të tetorit. “Lidhja e Prishtinës” nuk është certifikuar pasi u tha se është brend i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq iniciativa qytetare “Lëvizja për Bashkimin e Shqipëtarëve”, për shkak të gabimit drejtshkrimor në fjalën “Shqipëtarëve”. E lidhur me këtë ka reaguar sot…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar sot dy subjekte për zgjedhjet lokale të tetorit.
“Lidhja e Prishtinës” nuk është certifikuar pasi u tha se është brend i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq iniciativa qytetare “Lëvizja për Bashkimin e Shqipëtarëve”, për shkak të gabimit drejtshkrimor në fjalën “Shqipëtarëve”.
E lidhur me këtë ka reaguar sot Eugen Cakolli nga KDI.
Postimi i plotë:
KQZ-ja vazhdoi sot me praktikën kundërligjore e të pakuptimtë, të cenimit të së drejtës kushtetuese të subjekteve për pjesëmarrje në zgjedhje – vetëm për shkak të emrit të tyre.
Një iniciativë qenka refuzuar sepse emri i saj i ngjante një slogani të LDK-së të vitit 2017 – me insistim të kësaj të fundit. Një tjetër u refuzua për një gabim drejtshkrimor.
Kjo është thjesht burokraci e shndërruar në censurë.
E drejta për të garuar është themel i demokracisë.
Asnjë parti nuk ka monopolin mbi brendet apo kujtimet e fushatave. Për më keq, është e papranueshme të refuzohen subjekte për gabime gjuhësore, thua ti se anëtarët e KQZ-së janë lektorë.
Rregullat duhet të zbatohen me barazi, jo sipas tekeve apo interesave të përfaqësuesve partiakë në KQZ.