KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Elezi njoftoi se KQZ do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 10, ku në rend dite do të jetë edhe shpallja përfundimtare e rezultateve. ‘’Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31…
Lajme
Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi njoftoi se KQZ do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 10, ku në rend dite do të jetë edhe shpallja përfundimtare e rezultateve.
‘’Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025’’, ka thënë ai.
Elezi ka bërë të ditur edhe se, sonte pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit, ku kanë mbetur më pak se 50 vendvotime.
‘’Procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Aktualisht, kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime’’, ka njoftuar Elezi.