KQZ nesër hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do organizojë tërheqjen për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime. Organizimi do zhvillohet duke filluar nga ora 11:00, në Swiss Diamond. “Ftesë për media | Tërheqja e shortit | E shtunë, ora 11:00, “Swiss Diamond” ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve…

Lajme

15/05/2026 18:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do organizojë tërheqjen për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime.

Organizimi do zhvillohet duke filluar nga ora 11:00, në Swiss Diamond.

“Ftesë për media | Tërheqja e shortit | E shtunë, ora 11:00, “Swiss Diamond” ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Datë: 16 maj 2026 Ora: 11:00 Vendi: “Swiss Diamond”, Prishtinë.”, ka njoftuar KQZ-ja.