KQZ merr vendim- Shkarkohen përfaqësuesit e partive politike në Komisionin Komunal të Prizrenit
Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është marrë vendim që të rinumërohen votat për kandidatë në të gjitha komunat. Fillimisht ishte marrë vendim për 10 komuna, ndërsa sot u mor vendim edhe për 28 komuna të tjera. E nga komunat ku u rinumëruan deri tani doli se në Prizren…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është marrë vendim që të rinumërohen votat për kandidatë në të gjitha komunat.
Fillimisht ishte marrë vendim për 10 komuna, ndërsa sot u mor vendim edhe për 28 komuna të tjera.
E nga komunat ku u rinumëruan deri tani doli se në Prizren pati më tepër vjedhje.
Kësisoj gjatë mbledhjes së sotme u votua edhe për shkarkimin e përfaqësuesve të partive politike në Komisionin Komunal në Prizren.
Me 11 vota për është miratuar vendimi për rinumërim dhe për shkarkimin e përfaqësuesve./Lajmi.net/