KQZ konfirmon probleme të reja me mungesë të rrymë në disa qendra votimi

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media ka konfirmuar probleme të reja në disa qendra votimi me mungesë të energjisë elektrike. “Në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar disa problemetë tjera me mungesë të energjisë elektrike, në komunën e Skenderajt, dy në komunën e Malishevës dhe dy qendra tjera në Novobërd dhe Obiliq”,…

Lajme

28/12/2025 15:39

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media ka konfirmuar probleme të reja në disa qendra votimi me mungesë të energjisë elektrike.

“Në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar disa problemetë tjera me mungesë të energjisë elektrike, në komunën e Skenderajt, dy në komunën e Malishevës dhe dy qendra tjera në Novobërd dhe Obiliq”, tha ai fillimisht, transmeton lajmi.net.

Tutje, Radoniqi u shpreh se për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i.

Për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për rikthimin e energjisë elektrike dhe sipas informacioneve kjo ka ndodhur brenda një kohe shumë të shpejtë. /lajmi.net/