KQZ-ja i organizoi zgjedhjet e parakohshme me 27 tender, ja çka bleu

Zgjedhjet e parakohshme po i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës.

Lajme

10/06/2017 16:19

Procedurat tenderuese për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme tregojnë se KQZ-ja nuk ishte e përgatitur ashtu diç deklaronte. Kjo pasi që Sekretariati i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve gati të gjithë tenderët për organizimin e zgjedhjeve i ka realizuar nëpërmjet procedurave të negociuara, edhe ato të vlerave të mesme. Pra, pa konkurrencë të lirë, shkruan lajmi.net.

KQZ-ja i është qasur zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 27 tender. Tenderët janë të vlerave të vogla dhe të mesme. Totali i këtyre kontratave është 1 milion e 72 mije euro. Veçmas, para të mëdha do të shpenzohen edhe për pagat dhe mëditjet të zyrtarëve të angazhuar nga KQZ-ja.

Por, tenderët e realizuar janë nga ata për riparim të rrymës neper qendra, deri tek bartja e personelit me autobus.

Vetëm shtypja e bexhave ka kushtuar 90 mijë euro. Mbi 30 mijë euro kanë kushtuar kabinat e kartonit pas të cilave do të votohet e Informimi ka kushtuar 235 mijë euro.

Ndërkohë, me 15.05.2017, Qeveria e Kosovës kishte miratuar propozimin për ndarjen e mjeteve në shumë prej 4 milion e 944 mije euro, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës. Në këtë shumë përfshihet shpërndarja në kategoritë paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime etj.

Më poshtë mund të shihni kontratat më vlerat e tyre të nënshkruara nga Sekretariati i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve dhe operatorët e ndryshëm ekonomikë.

“Furnizim me vula, jastak te vulave dhe ngjyre për vula për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017”. Vlera 11,907.00 euro. Kontraktues, B.I Lumturije Munishi.

“Furnizim me zarfa për periudhën e regjistrimit dhe periudhën e votimit”. Vlera 6,800.00 euro. kontraktues, ALBUS.

“Marrja me qira e detektorëve ne QNR”. Vlera 2,200.00 euro, kontraktues. EHO – 04.

“Riparimi i rrymës,  i gjeneratorit dhe riparimi i pironarit me rryme ne QNR për zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017”. Vlera 2,690.40 euro, kontraktues, EXPERT.

“Modifikimin, mirëmbajtjen dhe përkrahjen teknike për Softuerin e QNR-së dhe uebaplikacionin e rezultateve preliminare – KVote dhe furnizimin me SIM kartela me internet, për zgjedhjet e Parakohshme”. Vlera 65,600.00 euro, kontraktues, Ilir Kosova.

“Furnizim me material administrativ për pakot e vendvotimeve”. Vlera 38,628.62 euro, kontraktues, Art sh.p.k.

“Transporti i Stafit ne QNR  per zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017”. Vlera 280.00 euro totali i nisjeve, kontraktues, Llap Tursi.

“Informimi publik  për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017”. Vlera 17,000.00 euro.

“Krijimi i mundësi qe votuesit e verbër dhe votuesit me te pame te dobësuar qe te votojnë personalisht”. Vlera 29,169.50 euro, kontraktues Shoqata Ndërkombëtare e te Verbërve Peje.

“Pakot e trajnimit për zgjedhjet”. Vlera 50,000.00 euro, kontraktues, Dukagjini.

“Furnizim me vula, jastak te vulave dhe ngjyre për vula për zgjedhjet”. Vlera 14,006.80 euro, kontraktues, Kosova Art.

“Shtypja e Doracakeve te trajnimit për zgjedhjet”. Vlera 14,472.40 euro, kontraktues Vertigo.

“Furnizim me Kabina te votimit per zgjedhjet”. Vlera 30,960.00 euro, kontraktues, Ditari.

“Transporti i materialit sensitiv dhe josenstiv për zgjedhje”. Vlera 55,000.00€ Çmimi i përafërt ose 2.20€ për km, kontraktues NSHT G&H.

“Furnizim me UV Llampa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017”. Vlera 15,600.00 euro, kontraktues Europrinty.

“Shtypja e Fletëvotimeve për zgjedhjet”. Vlera 180,364.80 euro, kontraktues CETKOS L.L.C.

“Shtypja e Formave Zgjedhore  për zgjedhjet”. Vlera 88,538.07 euro, kontraktues Dukagjini sh.p.k.

“Furnizim me Bateri 1.5v AA për zgjedhjet”. Vlera 15,480.00 euro, kontraktues Orbiko sh.p.k.

“Informimi publik  për zgjedhjet e parakohshme”. Vlera 235,000.00 euro, kontraktues, Trigger L.L.C.

“Shtypja e Bexhave për zgjedhjet”. Vlera 89,967.5 euro, kontraktues DIGI PRINT.

“Furnizim me UvSprejper zgjedhjet”. Vlera 44,400.00 euro, kontraktues, ALBUS.

“Furnizim me tonera për zgjedhjet”. Vlera 6,345.32, kontraktues ALBUS.

“Shtypja listave përfundimtare  te votuesve dhe listave komunale për zgjedhjet”. Vlera 54,518.88 euro, kontraktues, Dukagjini sh.p.k.

“Furnizim me zarfa dhe shtypja e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit”. Vlera 2,320.00 euro, kontraktues, Office Printy.

“Flladitëse(Color-Fan)”. Vlera 740.00 euro, kontraktues Ntsh Montel.

“Blerja e tepisonit të zyrave në QNR për zgjedhje të parakohshme 2017”. Vlera 491.00 euro, kontraktues, Gjini.

“Furnizim me kabllo vazhdues,fshesa elektrike,kona për parking,lidhëse për kabblo,cilindër për dyer dhe artikuj tjerë për QNR për zgjedhje të  parakohshme parlamentare 2017. Vlera 983.50 euro, kontraktues, Montel. /Lajmi.net/