KQZ hap afatin për korrigjimin e listës së votuesve, 13 ditë kohë për verifikim para zgjedhjeve të 7 qershorit
omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosova, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Sipas KQZ-së, kjo periudhë do të zgjasë 13 ditë dhe u mundëson të gjithë qytetarëve me të drejtë vote…
Lajme
omisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosova, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas KQZ-së, kjo periudhë do të zgjasë 13 ditë dhe u mundëson të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të kërkojnë korrigjimin e të dhënave të tyre, në rast se nuk figurojnë në listë, janë caktuar gabimisht në një qendër tjetër votimi apo kanë pasaktësi të tjera.
Kërkesa për rishikim mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së ose duke u paraqitur fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, votuesit kanë të drejtë të kundërshtojnë edhe përfshirjen në listë të emrave që, sipas tyre, nuk duhet të jenë pjesë e saj, përfshirë edhe raste kur figurojnë persona të vdekur. Në këto raste, ankesa duhet të parashtrohet në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Për të bërë kundërshtimin e pasaktësive, qytetarët duhet të identifikohen me një dokument të vlefshëm, si letërnjoftim, pasaportë apo leje drejtimi.
KQZ u bën thirrje të gjithë votuesve që të verifikojnë të dhënat e tyre brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i saktë dhe i besueshëm. /Lajmi.net/