KQZ: Fillon numërimi i mbi 3000 fletëvotimeve të fundit të ardhura me postë
Sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga diaspora, mbi 3,000 në total, të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë, transmeton lajmi.net. Fletëvotimet që do të numërohen janë tërhequr nga kutitë postare në: Paris – 1,962 vota Berlin – 633 vota Hagë…
Lajme
Sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga diaspora, mbi 3,000 në total, të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Fletëvotimet që do të numërohen janë tërhequr nga kutitë postare në:
-
Paris – 1,962 vota
-
Berlin – 633 vota
-
Hagë – 61 vota
-
Podgoricë – 125 vota
-
Otavë – 404 vota
Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Të dhënat e përditësuara nga numërimi do të jenë të qasshme në platformën e KQZ-së për rezultate në: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ ./lajmi.net/