KQZ e Serbisë: Zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në Kosovë

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Dejan Gjurgjeviq, ka thënë se zgjedhjet serbe të parapara të mbahen më 24 prill të këtij viti, do të organizohet edhe në Kosovë, sikurse në ato të kaluara.

Lajme

11/03/2016 15:07

Në një prononcim për RTS, Gjurgjeviq thotë se këto zgjedhje do të mbahen si ato të vitit 2012 dhe 2014 dhe se nuk pret të ketë probleme.

“Ne kemi bërë një udhëzim për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës, dhe parimisht do të votojnë në të njëjtën mënyrë si në vitin 2012 dhe 2014”, ka thënë Gjurgjeviq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë rreth 6.7 milionë votues, aq sa kanë qenë para dy vjetëve./lajmi.net