KQZ: Deri në ora 12:00, janë verifikuar rezultatet në 845 vendvotime për zgjedhjet për kryetarë të Komunave

Deri në orën 12:00 të së mërkurës janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave. Po në këtë periudhë janë verifikuar edhe rezultatet e zgjedhjeve për asamble nga 792 vendvotime. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kanidatëve nga…

Lajme

15/10/2025 12:54

Deri në orën 12:00 të së mërkurës janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave.

Po në këtë periudhë janë verifikuar edhe rezultatet e zgjedhjeve për asamble nga 792 vendvotime.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohësisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”, ka thënë Elezi.

“Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: -rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, -rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe -votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha ai