KQZ: Afati i fundit për regjistrim të votuesve me nevoja të veçanta përfundon nesër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër, më 4 nëntor 2025, përfundon periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025. KQZ ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me aftësi të kufizuara ose…
                        Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër, më 4 nëntor 2025, përfundon periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.
KQZ ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me aftësi të kufizuara ose me nevoja të veçanta që nuk mund të shkojnë fizikisht në vendvotim, të regjistrohen për të votuar në adresën e tyre përmes ekipeve mobile.
Regjistrimi mund të bëhet:
- Online në linkun: vpnv.kqz-ks.org/sq
 - Ose duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në komunën përkatëse.
 
KQZ ka sqaruar gjithashtu se nëse një person është regjistruar për raundin e parë, nuk ka nevojë të regjistrohet përsëri për raundin e dytë.