Kounde vazhdon të jetë prioriteti i Chelsea, Tuchel e do me çdo kusht
Jules Kounde vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Chelsea.

Sport
Mbrojtësi francez i skuadrës së Sevilla, Kounde kërkohet me ngulm nga Chelsea qysh nga vera e kaluar.
Raportime të fundit bëjnë të ditur se Kounde është akoma në listën e prioriteteve të Chelsea, me Thomas Tuchel që e do me çdo kusht me lojtarin, përcjell lajmi.net.
Bisedimet kanë avancuar mirë nga ana e lojtarit, derisa Sevilla akoma nuk ka pranuar ofertën e parë për mbrojtësin.
Thuhet se andaluzianët kërkojnë rreth 65 milionë euro.
Klauzola e lojtarit është 80 milionë euro, por Sevilla është gati të shes kartonin për 65 milionë. /Lajmi.net/