Vdes 46 vjeçarja në Shtime, bie nga kati i tretë i ndërtesës
Një grua 46 vjeçare ka humbur jetën në Shtime. E njëjta dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese. Rasti tanimë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se rasti u raportua rreth orës 18:30 të datës 5 korrik, kur autoritetet…
Lajme
Një grua 46 vjeçare ka humbur jetën në Shtime. E njëjta dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.
Rasti tanimë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se rasti u raportua rreth orës 18:30 të datës 5 korrik, kur autoritetet u njoftuan se një grua kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në rrugën “12 Qershori”.
Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur të lënduarën. Më pas ka ndërhyrë edhe ekipi i Emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar për trajtim mjekësor në QKMF-Shtime.
Rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se 46-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Lajmi.net/