Arrestohet në Lipjan një i dyshuar për zjarrvënie
Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me një rast të zjarrvënies. Sipas policisë, rasti ka ndodhur me 3 korrik 2026 dhe nga zjarri ishte përfshirë një veturë, shkruan lajmi.net. “Pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar: –…
Lajme
Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me një rast të zjarrvënies.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur me 3 korrik 2026 dhe nga zjarri ishte përfshirë një veturë, shkruan lajmi.net.
“Pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar:
– F.V., mashkull, 25 vjeç.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: