Kounde te Barca? Alemany dhe Monchi pajtohen për çmimin e kartonit

Jules Kounde, me shumë gjasë do të largohet te skuadra e Barcelonës.

Sport

20/07/2022 12:20

Kounde është dëshira primare e Xavi Hernandez për repartin e mbrojtjes dhe klubi po bën çmos për t’ia plotësuar këtë dëshirë trajnerit.

Sipas raportimeve të fundit të Gerard Romero, drejtori sportiv i Barcës, Mateu Alemany është pajtuar me drejtorin e Sevilla, Monchi për një çmim për kartonin e Kounde, përcjell lajmi.net.

Në garë për mbrojtësin është edhe skuadra e Chelsea, por dëshira e vet francezit është ‘Camp Nou’.

Tani, zyrtarizmi i Kounde te Barcelona duket të jetë vetëm çështje kohe. /Lajmi.net/