Koulibaly te Man Utd? Ja çka thotë lojtari

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është i përqendruar në triumfe me klubin e tij aktual mes bisedimeve për një lëvizje të mundshme te Manchester United.

Sport

10/10/2019 16:08

Raportimet konfirmojnë se United po konsideron një lëvizje të mundshme për Koulbaly përpara sezonit 2020/21, pavarësisht nëse Ole Gunnar Solskjaer është akoma menaxher në Old Trafford.

United ka përjetuar fillimin e tyre më të keq për një sezon në 30 vjet dhe tashmë janë duke kërkuar nënshkrime të mundshme për vitin e ardhshëm, duke përfshirë 28-vjeçarin Koulibaly dhe mesfushorin e West Ham, Declan Rice, transmeton lajmi.net.

“Unë jam mësuar me atë”, deklaroi ai në lidhje me spekulimet e transferimit. “Kështu që shumë histori dalin çdo ditë, të cilat thonë se po largohem. Tani për tani, qëllimi im i vetëm është të fitoj me Napolin. Nuk më intereson pjesa tjetër”.

“Objektivi ynë mbetet të mposhtim skuadrat më të mira në Itali dhe të fitojmë Scudetto. Ky sezon është më i vështirë sepse të gjitha skuadrat janë forcuar dhe Seria A është bërë më konkurruese”.

“Unë nuk e kam bërë fillimin më të mirë të sezonit. Juventus mbetet ekipi për të mposhtur. Nga ana jonë, ne duhet të punojmë edhe më shumë, duke e përmirësuar lojën tonë për t’u afruar me ta”, deklaroi senegalezi. /Lajmi.net/