Koulibaly, synimi kryesor i Barcelonës gjatë kësaj vere

Sport

13/05/2022 11:47

Kalidou Koulibaly do të jetë synimi kryesor i Barcelonës gjatë kësaj merkatoje verore.

Mbrojtësi është një ndër pikat më të forta të Napolit, falë performancave tejet solide të treguara viteve të fundit, transmeton lajmi.net.

Në mënyrë që ta krijojë një partneritet stabil me Ronald Araujon, Xavi Hernandez po e kërkon një mbrojtës të fortë fizikisht dhe konsistent sa i përket formës.

Gerrard Pique duket se nuk premton më vazhdimësi për shkak të moshës, andaj një lëvizje e shpejtë në këtë aspekt po shihet si e domosdoshme.

Napoletanët do të kenë të vështirë për t’u privuar nga shërbimet e futbollistit, por edhe nëse diçka e tillë ndodh, kjo do të bëhet për ndonjë ofertë “stratosferike”.

Senegalezi ka kontratë me katër herë kampionët italianë deri në vitin 2023. /Lajmi.net/