Koulibaly pas eliminimit: Duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, nuk ka arsyetime

Kalidou Koulibaly ka thënë së fundmi se Napoli nuk ka arsyetime dhe qëllimi i vetëm është të sigurohet kualifikimi në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sport

26/02/2021 09:47

Napoli ka pësuar një goditje të rëndë, duke u eliminuar nga Liga e Evropës pasi u mposht 3-2 nga Granada në rezultat të përgjithshëm, transmeton lajmi.net.

“Jemi të dëshpëruar, duhej të bënim më shumë. Ishte e vështirë të luhet ndeshja e dytë pasi humbën 2-0, u munduam deri në fund por nuk arritëm t’ia dalim”, u shpreh Koulibaly pas ndeshjes.

Napoli përveç eliminimit nga Liga e Kampionëve, ata janë eliminuar edhe nga Coppa Italia dhe kanë vetëm një qëllim për momentin: Kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

“Tani nuk ka asnjë arsyetim. Qëllimi ynë është që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur. Është shumë e rëndësishme për ne”, tha ai në fund./Lajmi.net/