Koulibaly: Nuk do të transferohesha kurrë te Juventusi

Mbrojtësi i ekipit italian ka thënë se nuk e ka në plan të largohet nga Napoli.

Sport

28/10/2021 20:05

Kalidou Koulibaly është pjesë e Napolit nga viti 2014 kur u transferua nga KRC Genk, transmeton lajmi.net.

Futbollisti duket se është shumë i lumtur te ekipi italian, ndërsa në një intervistë ka zbuluar ekipet ku mund të transferohet në të ardhmen.

Ai fillimisht u pyet nëse mund të kalojë te Juventusi.

“Unë në Juventus? A je i cmendur? Unë kurrë nuk do të shkoja dhe të luaja për një klub tjetër italian”, tha fillimisht Koulibaly.

“Nëse vendosi të largohem nga Napoli, do ta bëja vetëm për dy ose maksimumi tri klube në botë”.

“Do të largohesha në drejtim të Man Cityt të Pep Guardiolas, Real Madridit dhe Barcelonës “.

“Por më besoni: Unë kurrë nuk do të shkoja në Juventus. Nuk mund të tradhtoja tifozët e Napolit”, tha Koulibaly. /Lajmi.net/