KOSTT paralajmëron se mund të ketë reduktime të rrymës nëse qytetarët nuk e kursejnë energjinë elektrike
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit gjatë sezonit dimëror, veçanërisht në orët e pikut. Sipas KOSTT-it, konsumi është rritur për 14.33% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ngarkesa maksimale ka arritur në 1468 MW, edhe pse temperaturat nuk…
Lajme
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit gjatë sezonit dimëror, veçanërisht në orët e pikut.
Sipas KOSTT-it, konsumi është rritur për 14.33% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ngarkesa maksimale ka arritur në 1468 MW, edhe pse temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta.
“Kjo tregon se në ditët më të ftohta, konsumi mund të rritet edhe më tej”, thuhet në njoftim.
KOSTT thekson se operimi i sistemit në kushte mbingarkese mund të imponojë reduktime të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit me energji elektrike, si masë teknike për mbrojtjen e stabilitetit të sistemit.
“Reduktimet janë të domosdoshme për të mbrojtur asetet kritike dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm në afat më të gjatë”, thekson operatori, duke shtuar se zonat më të ngarkuara aktualisht janë Rahoveci (me Malishevën), Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani.
Në këtë kontekst, KOSTT u bën thirrje qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve që të bashkëpunojnë duke ulur konsumin, veçanërisht në intervalet 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00.
“Përdorimi i kujdesshëm i energjisë dhe zhvendosja e konsumit jashtë orëve të pikut ndihmon drejtpërdrejt në shmangien e reduktimeve dhe në ruajtjen e stabilitetit të sistemit”, përfundon njoftimi.
Njoftimi i plotë: