Kosta Rika luajti ragbi

Ylli i Holandës, Arjen Robben theksoi se mbrojtësit e Kosta Rikës luajtën ragbi me të, duke e rrëzuar shpeshherë në tokë gjatë duelit qerekfinal në Kampionatin botëror.

Sport

06/07/2014 14:35

Shpeshherë akuzohet se është një prej atyre futbollistëve që simulojnë në tentim për të mashtruar gjyqtarin dhe ndëshkuar një kundërshtar, por Arjen Robben ka vendosur të sqarohet

. “Jam vërshuar nga ofendimet. Sonte kam vuajtur një tretman sikur në ragbi”, deklaroi Robben pas duelit me Kosta Rikën ku pati shuam rrëzime në tokë pas ndërhyrjeve të palejueshme të kundërshtarëve.

Ai u shpreh i lumtur me kualifikimin e Holandës në gjysmëfinale, edhe pse për ta arritur këtë iu nevojitën penalltitë.

“Triumfoi futbolli. E merituam. Kosta Rika pati goditjen e parë në portë pas 117 minutash lojë”, shtoi ai.

“Do të vazhdojmë të luftojmë, shpirti i grupit është i mrekullueshëm dhe nëse qëndrojmë të bashkuar mund të shkojmë larg”, përfundoi ai.