Kosovari 83-vjeçar që luan Sony PS dhe e dashuron lojën e futbollit (Video)

Ahmet Dedinca, 83-vjeçari i dashuruar në Play Station dhe lojën e futbollit

Fun

24/05/2017 13:59

Në pamje të parë nuk dallon nga moshatarët, por shpirti i tij nuk u plak asnjëherë.

Edhe pse 83-vjeçar, Ahmet Dedinca, mbetet i pa konkurrencë në video lojëra.

Për dallim prej të gjithë moshatarëve të tij, Ahmeti nuk e ka problem se si ta kalojë kohën. Gjithçka që i duhet është një Sony.

Edhe pse të gjithë jetën e kaloi duke për Korporatën Energjetike, sporti mbetet pasioni i tij më i madh.

Ai ka rrëfyer storien e tij interesante për Klan Kosovën, ku ka treguar se si ka filluar të luaj Sony dhe ka treguar për pasionin e tij ndaj video lojërave