Vetëm gjatë javës, Policia sekuestroi 19 armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara ka realizuar 260 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 85 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për…

Lajme

30/09/2024 10:09

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara ka realizuar 260 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 85 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu theksohet se aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë Policia e Kosovës ka sekuestruar 19 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, për të cilat 13 persona janë dërguar në mbajtje.

“Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5230 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”./Lajmi.net/