Kosovare Asllani lëndohet rëndë në humbjen e Suedisë nga Holanda
Kosovare Asllani ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen gjysmëfinale të botërorit të femrave, mes Holandës dhe Suedisë.

Sport
Kombëtarja e Holandës i është bashkuar asaj të Amerikës në finalen e Kupës së Botës për femra, pas fitores 1:0 ndaj Suedisë.
Fund i kësaj përballje gjysmëfinale solli një lëndim të rëndë për futbollisten nga Kosova, Kosovare Asllani, që mbron ngjyrat e Suedisë.
Asllani u lëndua në fund të pjesës së dytë të vazhdimeve, dhe largimi i saj nga fusha u bë me barelë.
29 vjeçarja nga Kosova, ishte lojtarja më e mirë e Suedisë në këtë kampionat botëror, duke pasur merita të mëdha për arritjen deri në gjysmëfinale./Lajmi.net/