Kosova u zbraz gjatë qeverisjes së Kurtit – statistikat e BE-së tregojnë se mbi 210 mijë qytetarë janë larguar drejt vendeve evropiane

Rritje ekonomike e vende të reja të punës – Këto janë fjalët që po i përdorin shumë Kurti dhe vartësit e tij, duke tentuar ta bëjnë si të suksesshme mandatin e tij qeverisës. Por, numrat flasin ndryshe, transmeton lajmi.net. Qytetarët po largohen nga Kosova çdo ditë e më shumë. Kështu thonë statistikat e fundit të…

Lajme

08/10/2025 10:01

Rritje ekonomike e vende të reja të punës – Këto janë fjalët që po i përdorin shumë Kurti dhe vartësit e tij, duke tentuar ta bëjnë si të suksesshme mandatin e tij qeverisës.

Por, numrat flasin ndryshe, transmeton lajmi.net.

Qytetarët po largohen nga Kosova çdo ditë e më shumë. Kështu thonë statistikat e fundit të Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian.

Mbi 360 mijë qytetarë të Kosovës, nga viti 2015 e deri në vitin 2024, kanë marrë leje qëndrim në Evropë. Por, numri më i madh i tyre është nga periudha kur Kurti është në qeverisje, pra nga viti 2020.

Siç thuhet në statistika, nga viti 2020 deri më 2024, 210 mijë e 442 qytetarët kanë marrë nënshtetësi në një nga vendet e Evropës.

Çka e bën më shqetësuese është se në këtë statistikë nuk janë të përfsirë ata që qëndrojnë ilegalisht apo kanë emigruar drejt Britanisë së Madhe, ShBA-ve apo në Kanada.

Në vitin që e kemi lënë pas, 38 mijë e 770 qytetarë të Kosovës u pajisen me nënshtetësi nga një vend tjeter i Evropës.

Statistikat për vitet tjera:

2023 – 48 mijë e 937 qytetarë

2022 – 46 mijë e 965

2021 – 43 mijë e 636

2020 – 32 mijë e 134./lajmi.net/