Kosova u jep leje për vizitë Sharçeviqit e Gjuriqit

Ministria e Punëve te Jashtme u ka dhënë leje për vizite ne Kosovës, Ministrit për Arsim te Serbise, Mladen Sharçeviq dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq.

Lajme

26/01/2018 10:13

Zyrtarët serbë kanë kërkuar leje nga kjo ministri e cila u është aprovuar, ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit Behgjet Pacolli.

Sharçeviq dhe Gjuriq kane planifikuar të vizitojnë gjimnazin dhe institucionet parashkollore në Hoçë të Madhe dhe Rahovec, gjatë ditës së sotme.

Kjo vizitë e zyrtarëve serbë vjen pas asaj të presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq gjatë fundjavës së shkuar, transmeton Klan Kosova.