Kosova ratifikon marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit me seli në Tiranë
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar me 89 vota për dhe 2 abstenime Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Formimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor që selinë do ta ketë në Tiranë.

Lajme
Kjo marrëveshje u ratifikua në votimin e dytë, pasi më herët nuk arriti të marr votat e nevojshme, pasi opozita ishte kundër për shkak se Kosova paraqitet me fusnotë, por pas një deklarate për pavlefshmërinë e fusnotës për çështje të brendshme, Kuvendi votoi marrëveshjen. /Lajmi.net/