Kosova përballë Brazilit?

Lajmet më të reja që arrijnë nga Amerika Latine kanë bërë bujë të madhe në vendin tonë. Ata njoftojnë se Brazili pritet të luajë një miqësore me Kosovën.

Sport

15/09/2014 21:57

Cronista.com, gjatë ditës së sotme ka raportuar se Kosova mund të përballet me Brazilin, në një miqësore që pritet të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës.

Miqësorja pritet të zhvillohet në Gjenevë, pasi në Zvicër jetojnë rreth 100 mijë kosovarë, të cilët do t’i përballonin me lehtësi çmimin e biletave të këtij takimi.

Raportohet se Fadil Vokrri është duke qëndruar në Zvicër dhe arsyeja është pikërisht aranzhimi i një miqësoreje me Brazilin.

Në këtë miqësore, padyshim që është përfaqësuesja jonë ajo që do të përfitojë më shumë, duke parë rëndësinë dhe historinë që ka skuadra e Brazilit. Ne do të krijonim një imazh shumë të mirë tek të huajt, duke mos harruar këtu në FIFA dhe UEFA.