Kosova organizon Europianin/ Driton Kuka: Ngjarja më e madhe sportive në vend
Pas sukseseve të jashtëzakonshme në rezultate, Federata e Xhudos së Kosovës do të organizojë për herë të parë një Kampionat Evropian të xhudos. Evropiani është format i ri i ngjarjes kontinentale, e që zyrtarisht njihet si “European Championships Open”. Kampionati do të mbahet më 16 dhjetor 2023 në Prishtinë. Për këtë arritje ka komentuar edhe…
Sport
Pas sukseseve të jashtëzakonshme në rezultate, Federata e Xhudos së Kosovës do të organizojë për herë të parë një Kampionat Evropian të xhudos.
Evropiani është format i ri i ngjarjes kontinentale, e që zyrtarisht njihet si “European Championships Open”.
Kampionati do të mbahet më 16 dhjetor 2023 në Prishtinë.
Për këtë arritje ka komentuar edhe trajneri kosovar, Driton Kuka – i cili e cilëson këtë si ngjarjen më të madhe sportive që ka pasur ndonjëherë shteti ynë, Kosova.
Evropiani është i hapur dhe do të organizohet vetëm për kategoritë deri në 57 kg dhe 73 kg. Kosova ka të drejtë t’i ketë nga dy xhudistë në kategori, ndërsa shtetet tjera nga një.
Sipas shkrimit të publikuar nga EJU, fondi shpërblyes është 300 mijë euro, që paralajmëron se në kryeqytetin tonë do të zbarkojnë yjet e xhudos.
“Kampionati Evropian i hapur paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë një turne i tillë i klasës së xhudos së përgjithshme do të organizohet në Kosovë. Xhudo ka qenë prej kohësh sport kombëtar këtu, dhe ajo që na ka munguar është një turne ku yjet tanë kryesorë mund të performojnë para tifozëve tanë”, tha mes tjerash kryetari i FXHK-së, Agron Kuka, i cili njëherit është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të EJU-së.
Dhënien e organizimit FXHK-së dhe formatin e ri e ka vlerësuar lartë edhe presidenti i EJU-së, Laszlo Toth.