Kosova njësoj si Shqipëria, Koreja e Veriut e Rusia nga sot do përballet me taksën 10% të vendosur nga ShBA-të
Nga mesnata e të mërkurës, tarifat e reja të Donald Trumpit, kanë hyrë në fuqi. Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë presidenti i SHBA-ve përmes një postimi në “X”. “Është mesnatë!!! Miliarda dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Trump në “X”. Shtëpia e Bardhë tha se…

Lajme
Nga mesnata e të mërkurës, tarifat e reja të Donald Trumpit, kanë hyrë në fuqi. Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë presidenti i SHBA-ve përmes një postimi në “X”.
“Është mesnatë!!! Miliarda dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Trump në “X”.
Shtëpia e Bardhë tha se mallrat nga më shumë se 60 vende dhe nga Bashkimi Evropian do të përballen me tarifa prej 10 për qind ose më të larta.
Tarifat do të zbatohen edhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas këtyre përqindjeve:
Serbia 35 për qind, Bosnja e Hercegovina 30 për qind, Maqedonia e Veriut 15 për qind, Kosova 10 për qind dhe Mali i Zi 10 për qind.
Pjesë e listës është edhe Kroacia, anëtare e Bashkimit Evropian, produktet e së cilës do të tatohen me 15 për qind gjatë importit në Shtetet e Bashkuara.
Me tarifën e njëjtë si Kosova, pra, prej 10% do të përballet edhe Koreja e Veriut dhe Rusia.
Kosova nga 1 gushti i këtij viti e ka hequr taksën prej 10 për qind ndaj mallrave amerikane.
Ndryshe më 1 gusht kryeministri në detyrë Albin Kurti pati njoftuar se Kosova e ka larguar taksën prej 10% ndaj mallrave amerikane, por siç duket ky vendim nuk ka ndikuar aspak në ndryshimin e qëndrimit të Washingtonit karshi taksës tanimë të vendosur ndaj shumë vendeve të botës, por edhe Kosovës.
“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0% kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”,pati deklaruar Kurti.
Kurti u shpreh se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregohet se Kosova dëshiron të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara. Vendimi erdhi një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, pati prezantuar veçse tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bëjnë tregti SHBA-të, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane./Lajmi.net/
https://www.bbc.com/news/articles/c5ypxnnyg7jo