Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE, Kurti: Asambleja Parlamentare do të votojë Opinionin në prill

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill. Për këtë ka reaguar në platformën “X”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm, duke treguar…

Lajme

27/03/2024 22:14

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Për këtë ka reaguar në platformën “X”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm, duke treguar se opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si  si shtet anëtar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë: