Kosova nënshkruan marrëveshje me Holandën për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë Gerrie Willems kanë nënshkruar sot më 29 korrik 2020 ”Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe parandalimin e evazionit tatimor dhe shmangies” ndërmjet dy vendeve.

Lajme

29/07/2020 16:14

Siç njofton kumtesa për media, kjo marrëveshje kontribuon në një bashkëpunim të përmirësuar ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, sepse përmban rregulla të qarta për të shmangur tatimin e dyfishtë.

“Kjo do të rezultojë në më pak pengesa tregtare për bizneset holandeze dhe kosovare dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit”, thuhet në njoftimin nga MF-ja.

Ambasadorja Willems theksoi se Holanda do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve kosovarë. /Lajmi.net/