Kosova në agjendën e FIFA’së

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar agjendën e takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv që do të zhvillohet më 4 dhe 5 dhjetor në Salvador de Bahia në Brazil, dhe temë e diskutimit do të jetë edhe Kosova. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka paraqitur kërkesë që Përfaqësues sonë t’i lejohet zhvillimi i…

Sport

30/11/2013 00:03

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar agjendën e takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv që do të zhvillohet më 4 dhe 5 dhjetor në Salvador de Bahia në Brazil, dhe temë e diskutimit do të jetë edhe Kosova.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka paraqitur kërkesë që Përfaqësues sonë t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) fillimisht thuhej se nuk do ta kundërshtojë idenë përderisa Kosova luan pa simbole shtetërore, mirëpo kjo u mohua gjatë ditës së premte nëpërmjet një komunikate ku thuhej se FSS kurrsesi nuk do ta pranojë një vendim të tillë.

Mirëpo, FIFA ka publikuar agjendën e takimit dhe në të është e përfshirë çështja “Kosovë-Serbi” në kategorinë e çështjeve politike sportive.

Dokumenti zyrtar i agjendës së FIFA’së: