​Kosova mposht Islandën në ndeshjen historike për Ligën B, jemi në Ligën B të Kombeve

Dardanët kanë performuar një ndeshje të mrekullueshme kundër Islandës duke siguruar kualifikimin në Ligën B të Kombeve. Të përzgjedhurit e Franco Foda dominuan në fushë përballë kundërshtarit duke shënuar tre gola përmes Vedat Muriqit në Mursia të Spanjës. Islanda erdhi në epërsi me golin e Oskarsson qysh në minutën e dytë, por dardanët më pas…

Sport

23/03/2025 19:56

Dardanët kanë performuar një ndeshje të mrekullueshme kundër Islandës duke siguruar kualifikimin në Ligën B të Kombeve.

Të përzgjedhurit e Franco Foda dominuan në fushë përballë kundërshtarit duke shënuar tre gola përmes Vedat Muriqit në Mursia të Spanjës.

Islanda erdhi në epërsi me golin e Oskarsson qysh në minutën e dytë, por dardanët më pas u rikthyen në lojë duke u treguar shumë të mirë se sa kundërshtari, gjë e cila iu shpagua në fund.

Vedat Muriqi shënoi het-trik në minutat 35, 43+3 pjesa e parë dhe 79, duke promovuar përfundimisht dardanët me rezultat të përgjithshëm 5:2.