Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet EURO 2020, ja sa janë gjasat për kualifikimin

Ka përfunduar edhe tërheqja e shortit për kualifikimet e kampionatit evropian 2020.

Sport

02/12/2018 13:06

Në këto kualifikime do të debutojë kombëtarja e Kosovës, e cila është shortuar në grupin A.

“Dardanët” nuk e morën kundërshtarin më të mirë të mundshëm nga vazoja A, nga e cila u shortuan me Anglinë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, tek vazoja e dytë, e tretë dhe e katërt ishim me fat kur u shortuam me Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Në këtë grup, mund të themi se vetëm Anglia mund të konsiderohet superiore (në letër), në krahasim me kombëtaren tonë.

Kujtojmë se Kosova ka edhe një mundësi për tu kualifikuar nga Liga e Kombeve për EURO 2020. /Lajmi.net/