Kosova me databazë për fatkeqësitë natyrore
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNISDR) dhe Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), sot kanë promovuar databazën për Fatkeqësitë Natyrore.
Lajme
Ministri Hyseni tha së kjo databazë e mundëson mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e informative për dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore të gjitha llojeve në Kosovë.
“Menaxhimi i emergjencave nga fatkeqësitë natyrore është prioritet, meqë në këtë mënyrë ne po instalojmë një sistem të ri të saktë të sigurt dhe funksional për sigurinë dhe zhvillimin e vendit, në rrafshin e sigurimit të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Hyeni.
Sipas tij Ministria e Punëve të Brendshme do të mbështesë dhe do të marrë përsipër përgjegjësinë për zhhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve në Agjencinë për Menaxhimin Emergjent.
Ndërsa, përfaqësuesja e UNISDR për Evropën, Stefani Dannenmann-Di Palma, ka thënë se kjo vije falë një përkushtimi dhe angazhimi për zhvillimin e agjencisë për menaxhimin e emergjencave.
“Kjo iniciativë nuk është e rëndësishme për të preventuar vetëm fatkeqësitë natyrore në nivel kombëtar, mirëpo për të krijuar sinergji dhe për të zhvilluar një qasje të koordinuar rajonale për reduktimine fatkeqësive natyrore, e cila është në pajtim edhe me politikat evropiane për këtë aspekt. Shpresojmë se me mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, mund të vrazhdojmë edhe më tej në implementimin e strategjisë kombëtare, e cila është pas kornizës hyrëse për veprim”, theksoi Palma. Zëvendës-shefja e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, shprehu përkrahjen për bashkëpunim dhe për iniciativën për Agjencinë.