Kosova – Malta, edhe një super gol nga Kololli

22:26 | 11 Tetor 2018

Benjamin Kololli shënoi për herë të dytë për epërsinë 3:1 të Kosovës.

Kosova ka vulosur fitoren ndaj Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Benjamin Kololli shënoi për herë të dytë për epërsinë 3:1 të Kosovës në ballafaqimin e tyre në Ligën e Kombeve.

Pas një super asistimi nga Milot Rashica, Kololli realizoi me një goditje të fuqishme nga distanca. /Lajmi.net/