Kosova kundër Omanit

Kosova ka gjetur një kundërshtar të ri për ndeshje miqësore. Skuadra e selektorit Albert Bunjaku do të luajë kundër Omanit më 7 shtator, ka njoftuar “Arena”.

Sport

09/08/2014 11:05

Kosova ka gjetur kundërshtar të ri për miqësore. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka caktuar një duel me Omanin, ka njoftuar “Arena” nëpërmjet burimeve të saj.

Ballafaqimi do të zhvillohet në Kosovë, sipas gjitha gjasave në Mitrovicë pasi stadiumi në Prishtinë ende nuk është rinovuar në mënyrë që të jetë nikoqir i ndeshjeve të karakterit ndërkombëtar. 

“Ne do të luajmë me Omanin më 7 shtator. Kjo është e kryer. Marrëveshja është arritur dhe dilema e vetme mbetet nëse do të luajmë në Prishtinë apo Mitrovicë. Për këtë ende nuk është vendosur”, deklaroi një zyrtar i FFK-së për “Arenën”.

Omani ndodhet në kontinentin e Azisë, kurse në renditjen e fundit të FIFA-s, pozicionohen në vendin e 69-të.