Kosova kishte edhe një ‘Majlindë të Artë’ para 26 shekujve

Majlinda Kelmendi nga Peja arriti që ta fusë Kosovën në histori duke e fituar medaljen e artë në xhudo. Por sipas historianit Jahja Drançolli, Kosova kishte edhe një ‘Majlindë të Artë’ qysh para 26 shekujve, të V-in para erës sonë.

Lajme

08/08/2016 09:08

Drançolli deklaron se historia e pjesëmarrjes së personaliteteve të shquara të Kosovës, respektivisht siç thotë ai, Dardanisë, daton që nga shekulli V para erës sonë, shkruan lajmi.net. Ai shpjegon kontekstin sesi Administrata e Muzeut Britanik në Londër, në vitin 1876 kishte regjistruar një artefakt të rëndësishëm me numër 208 të quajtur “Female fiture running”, e zbuluar dhe e sjellur nga treva e Prizrenit.

“Vlerat saja janë të nduarnduarshme. Së pari, kemi të bëjmë me një artefakt nga fundi i shek. VI dhe fillimet e shek. V para erës sonë, që kishte marrë pjesë në ndonjërën prej Lojërave Olimpike të kohës. Së dyti, kemi të bëjmë me një figurinë të nivelit të lartë artistik dhe estetik, që ia ka tërhequr vëmendjën pothuajse të gjithë studiuesve të njohur të arteve figurative”, deklaron Drançolli.

Ai shton se vend zbulimi i kësaj figurinë ende nuk është kontestuar nga studiues serioz, ndërkaq thotë se disa të tjerë e krahasojnë atë me stilin Peleponezian të origjinës nga Sparta.

“Sot, veç Muzeut Britanik të Londrës, ‘Vrapuesen e Prizrenit’, e cila kishte marrë pjesë si atlete Dardane në njërën prej Lojërave Olimpike të shekullit V para erës sonë, do ta ndeshim shumë stabile edhe në Encyclopedia of Global Archaeology (J. Drancolli; ‘Kosova: Archaeological Heritage’, Springer, 2014, eds. Claire Smith, vol. VI, fq. 4310), si trashëgimi arkeologjike e Dardanisë antike, respektivisht e Republikës së Kosovës”, ka shkruar historiani Drançolli.

Shkrimi i plotë i tij:

Majlinda Kelmendi, kampione e Lojërave Olimpike në Judo (2016), dhe Vrapuesja Dardane e Prizrenit, Atlete në Lojërat Olimpike të viteve të largëta të shek. V para erës sonë!

Historia e pjesëmarrëjes të përsonaliteteve të shquara të Kosovës, respektivisht të Dardanisë në Lojëra Olimpike daton së paku nga shek. V para erës sonë. Në këtë kontekst është e njohur se administrata e Muzeut Britanik (British Museum) të Londrës, në vitin 1876 (më numër 208), kishte regjistruar një artefakt të rëndësishëm arkeologjik të quajtur, “Female figure running”, të zbuluar dhe të sjellur nga treva e Prizrenit (atëbotë) e Shqipërisë.

Vlerat saja janë të nduarnduarshme. Së pari, kemi të bëjmë me një artefakt nga fundi i shek. VI dhe fillimet e shek. V para erës sonë, që kishte marrë pjesë në ndonjërën prej Lojërave Olimpike të kohës. Së dyti, kemi të bëjmë me një figurinë të nivelit të lartë artistik dhe estetik, që ia ka tërhequr vëmendjën pothuajse të gjithë studiuesve të njohur të arteve figurative, si dhe të studiusve të trashëgimisë arkeologjike, shpirtërore dhe të fushave të përafërta, të cilët kanë mendim dhe vlerësim pothuajse të njejtë. Pra, sipas tyre figurina vrapon djathtas me trupin e kthyer perpara duke shikuar poshtë në të djathtë, dhe duke e mbajtur fustanin e saj lartë në dorë, ajo ka të veshur xhubletë me palosje duke i rënë nga krahu i djathtë, i kufizuar nga të dy anët, dhe flokët e saj shkallezohen paralelisht nga pas. Pjesët e tjera të xhubletës mungojnë. Gjithashtu tërheqin vëmendjën sytë e saj shumë të mëdhenj. Figurina zotëron lëvizje dhe gjallëri në përshtatje me vallën që po luan. Të bie në sy kujdesi dhe simetria e flokëve te figurina e Prizrenit. Të gjitha këto tipare të figurinës e bëjnë, që ajo të dallohet dukshëm nga shumë figurina të tjera të kohës. “The Runner of Prizren” (Vrapuesja e Prizrenit), si e kanë quajtur dhe e quajnë edhe sot e gjithë ditën në Muzeun Britanik të Londrës ka një lartësi prej 11.4 cm.

Edhe pse deri me sot nuk është kontestuar nga studiues seriozë origjina e vend zbulimit të figurinë për të cilën jemi duke bërë fjalë, e që është treva e Prizrenit, megjithatë, pjesa më e madhe e studiuesve te Vrapuesja e Prizrenit (e cila ishte përgaditur për Lojëra Olimpike të kohës) gjejnë analogji me stilin Peleponezian të origjinës nga Sparta, sidomos duke u mbështetur në veshjën e vajzës, që konkurron për Olimpiadë.

Sot, veç Muzeut Britanik të Londrës, “Vrapuesjën e Prizrenit”, e cila kishte marrë pjesë si atlete Dardane në njërën prej Lojërave Olimpike të shekullit V para erës sonë, do ta ndeshim shumë stabile edhe në Encyclopedia of Global Archaeology (J. Drancolli; “Kosova: Archaeological Heritage”, Springer, 2014, eds. Claire Smith, vol. VI, fq. 4310), si trashëgimi arkeologjike e Dardanisë antike, respektivisht e Republikës së Kosovës.