Kosova hedh hapin e parë për krijimin e Tribunalit Special për krimet serbe

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare.

Lajme

15/05/2019 16:20

Në rend dite të kësaj seance janë shtatë pika, shkruan lajmi.net.

Ndër  më të rëndësishmet është edhe Propozim – Rezoluta për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit serb në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, nesër Kuvendi pritet të vendos edhe për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit. /Lajmi.net/