Kosova emeton obligacione në vlerë prej 20 milionë eurosh

Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë për vitin 2026. Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet 2-vjeçar, në vlerë të përgjithshme prej 20 milionë eurosh. Sipas Ministrisë, investimi në obligacione është i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror…

Lajme

26/11/2026 12:48

Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë për vitin 2026.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet 2-vjeçar, në vlerë të përgjithshme prej 20 milionë eurosh.

Sipas Ministrisë, investimi në obligacione është i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ndërsa interesi i përcaktuar nga tregu mbetet i garantuar gjatë gjithë periudhës 2-vjeçare.

Gjithashtu, të ardhurat nga interesi i këtyre obligacioneve janë tërësisht të liruara nga tatimi.

Ministria ka ftuar të interesuarit për pjesëmarrje në ankand që, për informacione dhe procedurat e blerjes së letrave me vlerë, të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Kosovë.