Kosova e shtrenjtë në gjithçka, edhe kafja tani shërbehet me 2 euro
Ani pse Kosova nuk njihet për paga të larta, kafiteritë në vend i kanë shtrenjtuar çmimet e tyre. Tashmë në Kosovë në shumë pak kafiteri mund të ketë dallim “makiato e madhe e makiato e vogël”, pasi në çmim janë të njëjta. Një makiato në Kosovë kushton hiç më pak se një euro gjë për…

Lajme
Ani pse Kosova nuk njihet për paga të larta, kafiteritë në vend i kanë shtrenjtuar çmimet e tyre.
Tashmë në Kosovë në shumë pak kafiteri mund të ketë dallim “makiato e madhe e makiato e vogël”, pasi në çmim janë të njëjta.
Një makiato në Kosovë kushton hiç më pak se një euro gjë për të cilën qytetarët thonë se është çmim i aryeshëm.
Ndërkaq kafja e cila kushton 2 e 50 cent thojnë se është e tepruar ani pse dallon lokacioni se ku gjendesh.
“Ato çmime gjenden në Evropë me rrogat çfare i kanë ata, po apet është shumë për Kosovë”, ka thënë një qytetar.
E në një lokal në Dragodan një makiato e madhe kushton 1.20cent ndërsa makiato e vogël 1.00euro, ndërkaq një shishe ujë natyral kap çmimin prej 1.20 cent.
“Fryerje të çmimeve kanë lokalet të cilat llogariten “luks”, prapa kafeve të vogla ku një makiato e vogël kushton 1.50cent ndërsa makiato e madhe 2.00 euro. /Lajmi.net/