Kosova e ngop mirë Qipron – i jep “pesshe” për “darkë”
Kosova e ka deklasuar Qipron në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Përballja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” foli totalisht në të mirë të “Dardanëve” që e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund. Serinë e golave e hapi Florent Muslija në minutën e 21’, falë një supergoditjeje që e la pa gjasa…

Sport
Kosova e ka deklasuar Qipron në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Përballja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” foli totalisht në të mirë të “Dardanëve” që e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Serinë e golave e hapi Florent Muslija në minutën e 21’, falë një supergoditjeje që e la pa gjasa portierin.
Gjithsesi, ky do të ishte vetëm fillimi, sepse po rezervoheshin edhe katër gola të tjerë.
Në fund të pjesës së parë ishte Donat Rrudhani ai që e “çoroditi” mbrojtjen mysafire për 2-0.
Goli i tretë erdhi pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë me Elbasan Rashanin.
Dy herë të tjera shënoi Muriqi për epilogun përfundimtar 5-1. /Lajmi.net/