Kosova dhe Shqipëria me projekte të përbashkëta në shëndetësi
Kosova po ofron shërbime mjekësore për pacientët nga veriu i Shqipërisë, si dhe parasheh kuota speciale për specializime të mjekësve të kësaj zone derisa Shqipëria po synon që të angazhojë profesorë nga Tirana për të mbajtur leksion në fushën e mjekësisë në Kosovë.

Lajme
Shqipëria dhe Kosova kanë katër marrëveshje reciproke bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Marrëveshjae parë dhe bazike është ajo midis dy ministrive të Shëndetësisë, tjetra është mes AKPPM-së dhe Autoritetit Kombëtar të Barnave të Shqipërisë në fushën e farmaceutikës.
Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Shëndetit Publik të Shqipërisë. E katërta dhe e fundit është marrëbveshja e nënshkruar më 1 qershor midis Insoektoratit Shëndetësor të Kosovës dhe Inspektoratit Shtetëror të Shqipërisë.
“Marrëveshjet së pari i kanë hapur rrugë zyrtarizimit të një bashkëpunimi që në forma tjera ka filluar më herët, duke u transformuar në bashkëpunime zyrtare” ka thënë për Zërin Faik Hioti, drejtor për informim në Ministrisë ne Shëndetësisë.
Marrëveshja midis dy ministrive ka mundësuar pastaj që të ketë marrëveshje edhe më specifike apo brendasektoriale midis institucioneve të tjera./Zëri